Aktivitete

Lista e aktiviteteve të kryera

Aktiviteti i krijimit dhe shpërndarjes së një ankete

Një pyetësor gjithëpërfshirës u hartua dhe iu administrua 68 mikro-sipërmarrësve romë. Pyetësori mbulonte tema të tilla si njohuritë për qëndrueshmërinë mjedisore, praktikat e biznesit, qëndrimet ndaj riciklimit, sfidat për t’u bërë miqësore me mjedisin dhe mbështetja për iniciativat mjedisore. Objektivi kryesor i pyetësorit ishte të vlerësonte gjendjen aktuale të njohurive, qëndrimeve dhe praktikave në lidhje me qëndrueshmërinë mjedisore, identifikimin e sfidave, mbledhjen e reagimeve dhe matjen e gatishmërisë së mikro-sipërmarrësve romë për t’u përfshirë në praktika biznesi miqësore me mjedisin. Pyetësorët u shpërndanë në tre bashkitë e synuara në projekt: Tiranë, Fier dhe Berat.

Analizë e pyetësorëve

Pasi u krijua dhe u shpërndanë pyetësorët, u kryen analizat paraprake të materialeve të marra.

Seksionet e trajnimeve

U zhvilluan seksione trajnimi të synuara për 20 mikro-sipërmarrës romë (8 në Tiranë, 6 në Berat dhe 6 në Fier), duke u fokusuar në parimet e ekonomisë së gjelbër dhe praktikat e biznesit miqësore me mjedisin. Këto sesione dhanë udhëzime praktike për zbatimin e praktikave të qëndrueshme, të përshtatura me nevojat dhe sfidat specifike të bizneseve rome. Pjesëmarrësit u pajisën me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të reduktuar gjurmën e tyre mjedisore dhe për të rritur qëndrueshmërinë e biznesit. Reagimet nga trajnimi treguan një nivel të lartë angazhimi dhe një vullnet të fortë për të adoptuar praktikat e mësuara. Trajnimi gjithashtu nxiti një komunitet mbështetës midis sipërmarrësve, duke inkurajuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe shkëmbimin e njohurive.
Temat e diskutuara me mikro-sipërmarrësit romë gjatë sesioneve trajnuese:
1. Ndikimi në mjedis: Rëndësia e të qenit të vetëdijshëm për gjurmën e tyre ekologjike. Si mund të ndikojë profesioni i tyre në mjedis, pozitivisht dhe negativisht. Roli që ata mund të luajnë në reduktimin e ndikimit të tyre në mjedis.
2. Ruajtja e burimeve: Rëndësia e ruajtjes së burimeve natyrore, si uji, energjia dhe lëndët e para. Si mund të minimizojnë mbetjet, të reduktojnë konsumin dhe të përmirësojnë efikasitetin në operacionet e tyre të përditshme.
3. Materialet e qëndrueshme: Rëndësia e përdorimit të materialeve eko-miqësore, jo toksike dhe të biodegradueshme në punën e tyre. Përfitimet e përdorimit të alternativave të qëndrueshme dhe se si ato mund të kontribuojnë për një të ardhme më të gjelbër.
4. Parimet e ekonomisë qarkulluese: Hyrje në konceptin e ekonomisë qarkulluese, e cila fokusohet në mbajtjen në përdorim të burimeve sa më gjatë të jetë e mundur, nxjerrjen e vlerës maksimale prej tyre dhe më pas rikuperimin dhe rigjenerimin e produkteve dhe materialeve në fund të jetës së tyre të shërbimit. Si mund t’i zbatojnë këto parime në profesionin e tyre.

Seksionet e mentorimit

Mentorimet u zhvilluan për 20 pjesëmarrës me diskutime të drejtpërdrejta mbi temat e propozuara: 1. Ndikimi në mjedis, 2. Ruajtja e burimeve: 3. Materialet e qëndrueshme: 4. Parimet e ekonomisë rrethore. E njëjta axhendë prej 6 ditësh u zhvillua në të tre bashkitë për seksionet e trajnimit mentor me mikro-sipërmarrësit romë.

Raport analize mbi ecurinë e projektit

Një raport u realizua mbi analizën e situatës së mikro-sipërmarrësve romë në Tiranë, Fier dhe Berat, mbi pyetësorin e shpërndarë dhe mbi seksionet e trajnimeve dhe mentorimeve.

Mbështetje për 15 mikro-sipërmarrësve romë në Tiranë, Fier dhe Berat

15 mikro-sipërmarrësve romë në Tiranë, Fier dhe Berat do të mbështeten me plane biznesi dhe mbështetje financiare për të zhvilluar biznesin e tyre.

Vizita e grupit të punës së projektit ACCTING në zonat e projektit për të monitoruar punën e mikro-sipërmarrësve rom

Vizitë e grupit të punës së projektit ACCTING në disa nga mikro-sipërmarrjet e ndihmuara përmes projektit për të monitoruar punën e mikro-sipërmarrësve rom

Foto nga aktivitetet

Foto nga aktivitetet e organizuara në Tiranë, Fier dhe Berat me mikro-sipërmarrësit romë