Rreth Projektit
Projekti “Mbështetje e Mikro-Sipërmarrësve Romë në Shqipëri Drejt Qëndrueshmërisë më të mirë Mjedisore” është një komponent i Veprimit Pilot 4. “Mbështetje Praktike në Shkallë të Vogël për Mikro-Sipërmarrësit Vulnerabël” të Projektit “Përparimi i Ndryshimit të Sjelljes përmes një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse të Gjelbër” ( ACCTING).
Projekti është i financuar nga Projekti ACCTING dhe po implementohet në Shqipëri nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA).
Projekti synon të kryej një sërë aktivitetesh, si më poshtë:
1. Inkurajimi i mikro-sipërmarrësve vulnerabël që të përfshihen në praktika biznesi të qëndrueshme për mjedisin.
Projekti do të inkurajojë mikro-sipërmarrësit romë në Tiranë, Fier dhe Berat që të marrin në konsideratë përfitimet e zhvillimit të praktikave mjedisore të biznesit. Seksionet informative do të organizohen në secilin prej vendndodhjeve të projektit për rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e përfitimeve të qëndrueshmërisë. Ky aktivitet do të inkurajojë më shumë mikro-sipërmarrës të përfshihen në praktika biznesi të ndërgjegjshme për mjedisin.Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të paktën 60 mikro-sipërmarrës romë.
2. Rritja e njohurive, aftësive dhe kapaciteteve të mikro-sipërmarrësve vulnerabël për fillimin ose rritjen e një biznesi miqësor ndaj mjedisit nëpërmjet:
1.1. Formim profesional.
1.2. Mbështetje e përshtatur.
Të paktën 20 mikro-sipërmarrës romë do të përfshihen në mbështetjen e ciklit të stërvitjes. Programi i trajnimit do të ofrojë informacion dhe njohuri të dobishme për mundësitë ekzistuese për të përmirësuar qëndrueshmërinë mjedisore të mikro-ndërmarrjeve; si dhe identifikimin dhe përmirësimin e pikave të forta (si personale ashtu edhe të lidhura me biznesin e tyre) për të cilat njerëzit mund të mos jenë të vetëdijshëm, por që mund të mbështesin procesin. Për më tepër, projekti do të ofrojë mbështetje individuale për 10 mikro-sipërmarrësit romë të përzgjedhur, e cila konsiston në këshilla të personalizuara nga ekspertët dhe mbështetje materiale.
3. Ndërtimi i një rrjeti biznesesh të përkushtuara ndaj qëndrueshmërisë dhe inkurajoni ndarjen e praktikave, veçanërisht ato që përfshijnë mikro-sipërmarrësit vulnerabël.
Projekti do të mbështesë krijimin e Koalicionit të Mikro-Sipërmarrësve të Gjelbër Romë (CRGM). Një platformë online për lehtësimin e komunikimit dhe të mësimit të përbashkët të sipërmarrësve me të njëjtin mendim, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të ofrojnë mbështetje reciproke do të krijohet dhe mbështetet nga projekti. Do të organizohen 3 vizita shkëmbimi për mikro-sipërmarrësit romë që marrin pjesë në projekt në projekt në secilin nga vendet e synuara. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë kompetencat dhe përvojat e tyre me sipërmarrës të tjerë të vegjël romë ose jo-romë.
4. Motivimi i sa më shumë sipërmarrësve që të jetë e mundur që të përpiqen për të përmirësuar përpjekjet e tyre të fokusuara në qëndrueshmërinë mjedisore.
Projekti do të promovojë praktikat më të mira përmes dhënies së 3 çmimeve për sipërmarrësit e vegjël romë më të mirë, në mënyrë që të inkurajojë më shumë sipërmarrës të përfshihen në praktika biznesi të ndërgjegjshme për mjedisin. Për këtë qëllim do të organizohet një aktivitet publik në Tiranë.
ACCTING është një projekt i financuar nga BE që synon të kuptojë ndikimin e politikave të Marrëveshjes së Gjelbër mbi grupet vulnerabël, të parandalojë pabarazitë dhe të prodhojë njohuri dhe inovacione për të çuar përpara ndryshimin e sjelljes në nivele individuale dhe kolektive për një Marrëveshje të Gjelbër Evropiane gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.
Objektivat e ACCTING janë:
1. Kuptimi i ndikimit të iniciativave të politikave të Marrëveshjes së Gjelbër në sjelljet individuale dhe kolektive me vëmendje të veçantë ndaj grupeve vulnerabël.
2. Fuqizimi i politikëbërësve dhe palëve të tjera të interesuara për të parashikuar dhe zbutur ndikimet e mundshme negative të politikave mbi pabarazitë.
3. Dizenjimi në mënyrë bashkë-kreative
dhe zbatimi i veprime pilot që do të zbatohen nga politikëbërësit dhe palët e interesuara në fushat e politikave të Marrëveshjes së Gjelbër.
ACCTING është i përbërë nga një konsorcium prej 12 partnerësh evropianë dhe rreth 100 studiues në mbi 30 vende.
- European Science Foundation (Francë) (Leader projekti)
- Örebro University (Suedi)
- Yellow Window (Belgjikë)
- Knowledge and Innovation (Itali)
- Centre for Social Innovation (Austri)
- Norwegian University of Science and Technology (Norvegji)
- ICLEI – Local Governments for Sustainability (Gjermani)
- Sabancı University (Turqi)
- The Institute of Geography and Spatial Planning of the University of Lisbon (Portugali)
- South-East European Research Centre (Greqi)
- Alexandru Ioan Cuza University of Iasi (Romani)
- European Citizen Science Association (Gjermani)
- University of Gothenburg (Suedi)
Stafi i Projektit

Project Manager

Finance Officer
Foto nga Organizimi i Projektit













