Më 22 nëntor 2024, u organizua në Fier një vizitë shkëmbimi experience për mikro-sipërmarrësit romë.
Programi përfshinte vizita në tre sipërmarrje: Shërbimin e Pastrimit Fatos Koci (përfituesi i projektit), biznesi i bimëve mjekësore të Leos Kazanxhiu (përfituesi i projektit) dhe një fermë për kultivimin e pemëve frutore (e përfshirë në hapin 4: mbështetje reciproke).
Vizita e parë ishte në biznesin e pastrimit të Fatos Kocit, i cili operon në Fier, duke ofruar shërbime patstrimi për familje dhe biznese lokale.
Fatos Koci, një ish-emigrant në Greqi, kaloi një dekadë duke punuar në industrinë e pastrimit përpara se të kthehej në Shqipëri në vitin 2015. Duke u mbështetur në përvojën e tij, ai themeloi kompaninë e tij të pastrimit, duke filluar si një sipërmarrës i vetëpunësuar përkrah familjes së tij. Me kalimin e kohës, kërkesa në rritje për shërbimet e tij i mundësoi atij të punësonte staf shtesë, kryesisht nga komuniteti lokal rom.
Nisma e tij jo vetëm që ofron mundësi punësimi, por gjithashtu promovon përgjegjësinë mjedisore, duke dhënë shembull për praktikat e qëndrueshme të biznesit në zonë. Projekti e mbështeti biznesin me një pastrues tapicerie. Përdorimi i pajisjeve të pastrimit të tapicerive, si pjesë e mbështetjes në këtë nismë, është një teknikë miqësore me mjedisin. Fatos ndau planet e tij për të përmirësuar metodat e pastrimit, duke u fokusuar në produktet miqësore me mjedisin dhe reduktimin e mbetjeve.
Vizita e dytë ishte në biznesin familjar të bimëve mjekësore të drejtuar nga Leos Kazanxhiu në fshatin Baltez. I themeluar zyrtarisht në mars 2019, biznesi është i specializuar në grumbullimin dhe kultivimin e bimëve të ndryshme mjekësore, të cilat shiten në vend dhe kompanive në industrinë e ilaçeve bimore dhe kozmetike. Leos dhe familja e tij menaxhojnë të gjitha aspektet e biznesit, nga kultivimi tek përpunimi.
Sipërmarrjae tij ka kontribuar ndjeshëm në punësimin lokal, veçanërisht për banorët romë që ndihmojnë në faza të ndryshme të trajtimit të bimëve. Natyra sezonale e punës – kryesisht aktive nga marsi deri në korrik – ofron fleksibilitet për punëtorët, ndërsa muajt e dimrit fokusohen në mbledhjen e bimëve të egra. Familja gjithashtu përdor tokën e saj për kultivim dhe merr me qira tokë shtesë kur nevojitet. Një magazinim i dedikuar siguron cilësinë dhe jetëgjatësinë e bimëve të korrura. Investimet në kuadër të projektit për biznesin e Leos u përqendruan në sigurimin e pajisjeve dhe materialeve që promovojnë një ekonomi të gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit.
Vizita e fundit ishte në një fermë të kultivimit të pemëve frutore në fshatin Baltez.
Kjo fermë përdor sisteme moderne të ujitjes me pika, një praktikë e qëndrueshme bujqësore që përdor në mënyrë efikase ujin duke e shpërndarë atë drejtpërdrejt në zonat rrënjësore të bimëve. Kjo metodë minimizon humbjen e ujit dhe siguron mbrojtjen e burimeve natyrore. Ferma jo vetëm që kontribuon në bujqësinë e qëndrueshme, por gjithashtu shërben si një shembull i praktikave bujqësore të ndërgjegjshme për mjedisin në komunitet, duke demonstruar se si inovacioni mund të rrisë produktivitetin dhe kujdesin mjedisor.
Vizita e shkëmbimit nxori në pah shembuj frymëzues të sipërmarrjes brenda komunitetit rom në Fier. Secili biznes shfaqi elasticitetin, inovacionin dhe angazhimin ndaj praktikave të qëndrueshme duke krijuar mundësi punësimi për banorët vendas. Pjesëmarrësit u larguan nga vizita të motivuar për të zbatuar mësimet e nxjerra në sipërmarrjet e tyre dhe të frymëzuar nga ndikimi i prekshëm i këtyre sipërmarrjeve të suksesshme.