Më 25 nëntor, grupi i mikro-sipërmarrësve romë mori pjesë në një vizitë shkëmbimi experience të organizuar në Tiranë. Vizita studimore  nxori në pah praktikat inovative dhe të qëndrueshme të biznesit nëpërmjet vizitave në tre sipërmarrje të ndryshme: pikën e grumbullimit për riciklimin e mbetjeve të Hazbiut (përfituese e projektit), Sallonin e bukurisë të Renata Azemit (përfituese të projektit) dhe Viktore Hair Dressing (përfshirë në hapin 4: mbështetje reciproke). Secili prej këtyre bizneseve shfaqi qasje unike ndaj qëndrueshmërisë dhe ndikimit në komunitet.

Sipërmarrja e grumbullimit të mbetjeve të riciklueshme e Hazbi Hamitit është një shembull i kujdesit mjedisor dhe sipërmarrjes sociale. Grumbulluesit (shumë prej të cilëve i përkasin komunitetit rom) dërgojnë mbetje të ndara ku ato përpunohen për t’u rishitur.

Nisma e Hazbiut ndikon ndjeshëm në mjedis dhe komunitetin lokal. Duke siguruar të ardhura të qëndrueshme për rreth 20 grumbullues dhe duke devijuar mbeturinat nga landfillet, biznesi nxit një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Ai shërben si një model se si operacionet e riciklimit në shkallë të vogël mund të kombinojnë fuqizimin ekonomik me përgjegjësinë mjedisore. Pika e grumbullimit të Hazbiut u tregoi pjesëmarrësve fuqinë e nismave të riciklimit në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe mbështetjen e komuniteteve të cenueshme.

Salloni i bukurisë së Renata Azemi dallohet për gamën e gjerë të shërbimeve, duke përfshirë prerje flokësh, ngjyrosje, kujdes për thonjtë dhe trajtime të kujdesit të lëkurës.

Angazhimi i Renatës ndaj praktikave të ndërgjegjshme për mjedisin përfshin angazhimin për përdorimin e produkteve miqësore me mjedisin, reduktimin e konsumit të energjisë dhe zbatimin e masave të riciklimit. Duke adoptuar këto iniciativa të gjelbra, salloni jo vetëm që rrit përgjegjësinë e tij mjedisore, por gjithashtu krijon një precedent frymëzues për bizneset e tjera në sektorin e bukurisë.

“Viktore Hair Dressing” në Tiranë ishte sipërmarrja tjerër e vizituar nga grupi i sipërmarrësve. Ky biznes ilustron integrimin e qëndrueshmërisë në shërbimet e bukurisë duke ofruar produkte flokësh me bazë bio. Këto përfshijnë shampo organike, kondicioner dhe bojëra flokësh të bëra nga përbërës të rinovueshëm, me burim të qëndrueshëm, si vajra me bazë bimore, barishte dhe proteina natyrale.

Duke shmangur kimikatet e dëmshme dhe duke përqafuar bio-produktet, Viktore kontribuon në reduktimin e gjurmës mjedisore të industrisë së bukurisë. Për më tepër, përdorimi i produkteve të tilla ndihmon në ruajtjen e biodiversitetit dhe mbështet praktikat e qëndrueshme bujqësore. Viktore Hair Dressing është një model pozitiv i inovacionit ekologjik në industrinë e kujdesit personal.

Vizita e shkëmbimit në Tiranë, nënvizoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në sektorë të ndryshëm. Nga riciklimi i mbetjeve te shërbimet e bukurisë, çdo biznes tregoi se praktikat e ndërgjegjshme për mjedisin jo vetëm që ndikojnë në mjedis, por gjithashtu krijojnë ndikim domethënës social dhe ekonomik. Historitë e Hazbi Hamitit, Renata Azemit dhe Viktore Hair Dressing shërbejnë si shembuj të fuqishëm se si bizneset mund të veprojnë me përgjegjësi duke frymëzuar një adoptim më të gjerë të praktikave të qëndrueshme.

Similar Posts