Ne kuadër të projektit, 15 mikro-sipërmarrës romë kanë rritur njohuritë e tyre përmes pjesëmarrjes në 2 workshope trajnimi mbi temat: “Mundësitë e financimit për mikro-sipërmarrjet e gjelbra në Shqipëri” dhe “Formalizimi i mikro-sipërmarrjeve”.
Qëllimet kryesore të trajnimit mbi mundësitë dhe burimet e financimit të mikro-ndërmarrjeve të gjelbra ishin:
- Rritja e ndërgjegjësimit për burimet e ndryshme të financimit në Shqipëri;
- Të ofrojë udhëzime praktike për marrjen e granteve, kredive dhe mekanizmave të tjerë të mbështetjes financiare;
- Për të rritur kapacitetin e pjesëmarrësve për të përgatitur propozime konkurruese për financim.
Gjatë aktivitetit u përdorën metoda interaktive për të angazhuar pjesëmarrësit, duke përfshirë: Rastet e studimit të mikro-ndërmarrjeve të suksesshme të gjelbërta, diskutimet e ideve në grup, ushtrime në shkrimin e propozimeve dhe buxhetimin, sesionet e pyetjeve dhe përgjigjeve etj.
Formalizimi i mikro-ndërmarrjeve të gjelbra në Shqipëri është një hap kritik drejt nxitjes së rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe adresimit të sfidave mjedisore. Duke njohur rëndësinë e fuqizimit të sipërmarrësve në këtë sektor, u zhvillua një program trajnimi gjithëpërfshirës për të pajisur mikro-sipermarresit Rom me njohuritë, aftësitë e nevojshme për kalimin nga sipermarrje informale në entitete biznesi të formalizuara.
Programi i trajnimit synoi rritjen e njohurive te mikro-sipërmarrësve për përfitimet dhe kërkesat e formalizimit; tw ofronte udhëzime praktike dhe informim mbi kuadrin ligjor dhe rregullator shqiptar; të promovojë praktika të qëndrueshme dhe inovacionit brenda ekonomisë së gjelbër.
Komponentët kryesorë të trajnimit përfshinin: Sesione interaktive të fokusuara në proceset e formalizimit ligjor, taksat dhe regjistrimin e biznesit. Pjesëmarrësit u njohën me konceptin e formalizimit dhe avantazhet e tij, duke përfshirë aksesin në mundësi të ndryshme financimi, rritjen e besueshmërisë dhe zgjerimin e tregut; Prezantime të detajuara për regjistrimin e një biznesi, marrjen e lejeve të nevojshme dhe respektimin e rregulloreve mjedisore etj.