Më 27 Nëntor u zhvillua në Tiranë aktiviteti përmbyllës i projektit “Mbështetja e Mikro-Sipërmarrësve Romë në Shqipëri drejt Qëndrueshmërisë më të Mirë Mjedisore”. Ngjarja shënoi kulmin e një sërë aktivitetesh që synojnë fuqizimin e mikro-sipërmarrësve romë dhe promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore brenda sipërmarrjeve të tyre. Aktiviteti u ndoq nga rreth 30 pjesëmarrës (përfitues të projektit nga 3 zonat e zbatimit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë lokalë).

Aktiviteti nisi me një fjalë përshëndetëse të mbajtur nga Drejtori Ekzekutiv i IRCA, z. Bledar Taho. Në fjalën e tij, z. Taho theksoi misionin e projektit për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe ndërgjegjësimin mjedisor tek komunitetet rome. Ai shprehu mirënjohjen për pjesëmarrësit, partnerët e projektit dhe palët e interesuara për mbështetjen dhe përkushtimin e palëkundur.

Një prezantim i detajuar është ofruar nga Menaxherja e Projektit për të paraqitur aktivitetet e ndërmarra gjatë fazës së zbatimit të projektit, si: Organizimi i seminareve dhe sesioneve trajnuese mbi praktikat miqësore te biznesit ndaj mjedisit; Sigurimi i mbështetjes financiare dhe teknike për mikro-sipërmarrësit romë.

Disa histori suksesi frymëzuese u ndanë nga përfituesit e projektit, duke demonstruar ndikimin transformues të projektit. Sipërmarrësit ndanë përvojën e tyre për adoptimin e praktikave të qëndrueshme dhe efektet pozitive në biznesin e tyre të vogël.

Veprimtaria përfundoi me një ceremoni njohjeje për të nderuar tre histori suksesi mes përfituesve të projektit.

Aktiviteti përmbyllëse vlerësoi arritjet kolektive të projektit, duke hapur rrugën për nisma të tjera në  të ardhmen. Pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar përpjekjet e tyre drejt qëndrueshmërisë mjedisore dhe forcimit të qëndrueshmërisë ekonomike të mikro-sipërmarrësve romë në Shqipëri.

Similar Posts